E hënë, 5 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:00 Në vijim ora 13:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Rajoni

Shtyhet seanca, Veseli: Kurrë nuk do të ketë në Kosovë kushtëzime nga Lista Serbe

Pas bojkotit të opozitës Kuvendi i Kosovës e ka shtyrë për ditën e mërkurë seancën plenare.

 

Reklamë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka bërë të ditur se seanca e jashtëzakonshme do të vazhdojë nesër në ora 14.00, pasi mungesa e gatishmërisë së opozitës ka krijuar edhe një situatë të mungesë së konsensusit të marrjes së vendimit për ekipin negociator në dialogun me Serbinë në Bruksel.

 

Përmes një konference për mediat Veseli foli dhe për deklaratën e shefit të grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, i cili kishte thënë se do ta pamundësojnë ndarjen e Kosovës.

 

“S’ka mbet Kosova ta mbrojë Avdullah Hoti e për ta copëtuar ne. Kosova është strehë ku jetojmë bashkërisht. Sot është dashur që LDK dhe Avdullah Hoti të jetë në sallë që ne bashkërisht të marrim vendim që opozita dhe opozita të ishin në ballafaqim me Serbinë. Nuk është serioze, ndoshta është një lojë e fitimit të pushtetit përmes manipulimit të tillë, por hairin nuk ka me ia pa Kosova. Nëse vjen Kosova ka ardhur në një moment që bijat dhe bijtë e vetë ta copëzojnë si plakë dhe nëse ka ardhur në situatë që Avdullah Hoti me e mbrojt, atëherë s’paskemi pasur të djeshme, as të ardhshme, por të ardhshme, por do të kemi të ardhme pasi jemi të vendosur që asnjë copë e tokës as mos të ndahet as mos me lejuar Serbinë e Avdullahu shpresoj se do ta tregoj veten”.

 

Kreu i Kuvendit tha se duhet të ishin partitë shqiptare në Kuvend për të marrë vendim për Kosovën, por mos pjesëmarrja e opozitës ishte ajo që ndikoi që seanca e sotme të mos vazhdojë punimet.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë