E hënë, 5 Tetor 2026 Zilia deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

I dënuar me 26 vite burg për abuzim seksual me të mitur, ekstradohet nga Brazili 67-vjeçari (EMRI)

Një 67-vjeçar nga Shkodra, Artef Lekaj, është ekstraduar nga Brazili drejt Shqipërisë, pas bashkëpunimit të Drejtorisë së Interpol Tiranës me autoritetet homologe braziliane, në kuadër të operacionit të koduar “The Wanted”.

Sipas Policisë së Shtetit, Lekaj ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi ishte dënuar me 26 vite burgim nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër. Vendimi është lënë në fuqi nga Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Reklamë

Ai është dënuar për veprat penale “Marrëdhënia seksuale ose homoseksuale me të mitur” dhe “Ngacmimi seksual”. Sipas autoriteteve, gjatë viteve 2020–2021, ai ka ngacmuar seksualisht një të mitur 10-vjeçare dhe ka abuzuar seksualisht me një tjetër 15-vjeçare.

Pas mbërritjes në Shqipëri, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër kanë ekzekutuar vendimin penal, duke nisur zbatimin e dënimit me 26 vite burg.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.