Subscribe

Numri i të prekurve nga diabeti po rritet gjithnjë e më shumë. Mjekët e lidhin shtimin e rasteve në dy vitet e fundit edhe me pandeminë e Covid-19.

 

DASHAMIR GJERGJI

 

MJEK ENDOKRINOLOG 

 

Diabeti i tipit 2 vitet e fundit ka një rritje galopante. Rastet pas covid janë shtuar shumë, lidhet me pasojat afatgjatë që covidi lë te pacientët që e kanë kaluar covidin. kjo sëmundje nuk kalon vetëm në atë periudhën dy javore. ka të bëjë me faktin e dëmtimeve që virusi afatgjatë lë në sistemin endokrin.”

 

Mjekët endokrinolog shprehin shqetësimin se kjo sëmundjen po prek moshat e reja, madje nuk po kursen as fëmijët.

 

DASHAMIR GJERGJI

 

MJEK ENDOKRINOLOG 

 

“Ajo që është shqetësuese është se po shfaqet diabeti i të moshuarëve në moshat e reja. Ne po kemi sot në fëmijët e shkollave tipin 2. Kur ky tipi i 2 ndodh tek fëmijët ndodh për shkak të mbipeshës, janë shtuar fëmijët me obezitet, jeta sedentare. Tendenca e ushqyerjes po shkon drejt produktet të gatshme. Diabeti të vret pasi është një sëmundje afatgjatë dhe duhet të parandalohet”

 

Ndërkohë mjekët pediatër thekojnë se largimi i fëmijëve nga aktivitetet fizike po favorizon përhapjen e sëmundjes.

 

SONILA BRATI 

 

MJEKE PEDIATRE

 

“Trashëgimia, obeziteti, mungesa e aktivitetit fizik, kequshqyerja. Fëmijët po konsumojmë më shumë ëmbëlsira dhe duke mos bërë asnjë lëvizje të çon drejt kësaj sëmundje.”

 

Dieta e shëndetshme, aktiviteti fizik i rregullt, mbajtja e një peshe normale të trupit janë mënyra për të parandaluar ose për të vonuar fillimin e diabetit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *