Dënimi i Nikolla Gruevskit me dy vite burg shihet si një shenje se shteti ne Maqedoni funksionon me se mire dhe se ashtu siç ka ndodhur ne shume vende te rajonit, politikanet janë dënuar për gjera nga me banalet.
Ky eshte qendrimi i analisteve Fatos Tarifa dhe Skender Minxhozi ne opinionet e dhena per Vizion Plus.
Fatos Tarifa: Nje vend qe ashtu si ne ka nje tranzicion te gjate, po arrin te vendos drejtësinë dhe te nxjerr edhe funksionar te larte te shtetit përpara drejtësisë, gje qe ne akoma s’kemi mundur ta bëjmë ne Shqipëri. Është nje lajm pozitiv nga i cili duhet te mësojmë. Kroatet e kane bere ketë, rumunet e kane bere këtë, hungarezet, polaket, pra është e mundur. Ne Shqipëri kjo duhet te behet, i gjithë qellimi i reformës ne drejtësi mendoj se këtë synon.
Skënder Minxhozi: Vërtet Gruevski po dënohet per nje makine luksoze, por ne e dime qe shume shpesh ne historinë e njerëzit, figura problematike kane rene ne gracke per arsye banale. Jo per ato qe kane bere. Eshte momenti qe me nje vendim gjykate per dënimin per nje Benz luksoz per Gruevskin, ti behej një gjyq moral shume me i gjere se sa ai i një makine.
Por Ambasadori Tarifa dhe analisti Minxhozi ne intervistat e dhena per Vizion Plus ndajnë qëndrime te ndryshme mbi faktin se a është Maqedonia me përpara se Shqipëria ne disa procese.
Fatos Tarifa: Nuk do thoja me përpara, por klasa politike është treguar deri me sot me e maturuar edhe pse ata kane pasur probleme te mëdha qe lidhen me shume me faktorin e jashtëm sesa me faktorin maqedonas. Faktori shqiptar ka kontribuuar ne këtë fryme pozitive ne shtetin maqedonas dhe vet Zaev duket te jete nje politikan racional.
Skender Minxhozi: Jemi gjithmonë ai qe quhet vagoni i fundit per fat te keq, sepse te gjitha vendet qe na rrethojnë ne pikëpamje te zhvillimit shoqëror jane me përpara nesh. Sapo Kroacia mbaroi luftën, sapo hoqi Tuxhmanin nga skena, direkt u integrua ne Europe. Sapo Serbia mbylli kapitullin e gjate te luftërave, ajo ndodhet me para se ne persa i përket korsise europiane. Maqedonia është penguar gjithashtu nga nje çështje artificiale, siç është çështja e emrit. Duhet te jemi koshient, ne konsumojmë retorike demokratike, ato ndërmarrin hapa demokratik, ne konsumojmë retoriken e peshqve te mëdhenj, ata i kapin.





