E mërkurë, 30 Shtator 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

“Shtegu i Gjelbër”, garojnë mbi 100 çiklistë. Veliaj: 2018, për Tiranën viti i biçikletave

2018 do te jete viti i biçikletave për Tiranën. Kështu e ka cilësuar kryetari i Bashkisë Erion Veliaj ndërsa ka deklaruar se do te ndërtohen 10 kilometër korsi biçikletash për te garantuar dhe lehtësuar qarkullimin me këto  mjete ne kryeqytet.

 

Reklamë

Erion Veliaj ka marre pjese ne garën me biçikleta  e cila zhvillohet për te tretin vit radhazi ne Tirane. Kryebashkiaku tha se ky aktivitet synon ndërgjegjësimin e qytetareve se biçikleta është një zgjidhje e shëndetshme.

 

Ne garën “Shtegu i gjelbër” morën pjese mbi 100 çikliste profesioniste dhe amatore te cilët përshkruan një intenerar prej 63 kilometrash nga sheshi “Skenderbej”, ne kodrat e liqenit, ne Petrelë e për tu kthyer serish ne qendër te Tiranës.

Më shumë video

Reklamë