Autoritetet franceze kanë vënë në pranga 7 persona të dyshuar që lidhen me sulmin pranë ish zyrave të revistës satirike Charlie Hebdo në Paris, ku mbetën të plagosur 2 persona.

 

Ata janë marrë në pyetje lidhur me incidentin e cilësuar si terrorist. Megjithatë autortetet vendase nuk kanë ndarë informacione mbi identitetin e të arrestuarve dhe autorëve të sulmit me thikë. Gjithçka dihet është se autorët janë një 18 dhe një 33 vjeçar me origjinë nga vendet e lindjes.

 

Sulmi në Paris ndodhi në kohën kur po zhvillohej gjyqi ndaj 14 bashkëpunëtorëve të sulmit të vitit 2015 ndaj gazetës satirike, ku humbën jetën 12 persona.

 

Zyrat e Sharli Hebdos ndërkohë mbahen secret, për shkak të kërcënimeve dhe për një hakmarrje të mundshme ndaj revistës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *