Një rast mashtrimi është zbular në Britaninë e Madhe. The Telegraph, shkruan se një shqiptare, e identifikar si Fatmire Isaku kishte mashtruar autoritetet për origjinën e saj dhe të kaluarën që kishte pasur.
Sipas medias, raportohet se Isaku ka marrë 3 herë përgjigje negative për leje qëndrimi, ndërsa herën e 4 asaj iu miratua. Por, pasi mori lejen e qëndrimit, Fatmire Isakut iu hoq sërish, apsi në dritë dolën mashtrimet që ajo kishte bërë, me origjinën apo edhe të kaluarën e saj.
Ajo pretendoi se kishte lindur në vitin 1958 në Prishtinë, Kosovë, për të rritur perspektivat e saj për të kërkuar mbrojtje në Mbretërinë e Bashkuar, kur në fakt ajo kishte lindur në Tiranë, Shqipëri , në vitin 1952.
Ajo gjithashtu kishte mohuar edhe një dënim që kishte kryer për vjedhje.
Por për të shmangur deponimin nga Britania, gruaja bëri përgjegjës burrin, duke deklaruar para autoriteteve se ai ishte nismëtari dhe mbikqyrësi i këtyre mashtrimeve.
Avokati i Isakut argumentoi gjithashtu se problemet e saj serioze të shëndetit mendor nënkuptonin se ajo “nuk ishte e përfshirë në pandershmëri” dhe kjo pikë nuk ishte shqyrtuar siç duhet nga gjykata e shkallës së parë.
Gjykatësi i gjykatës së shkallës së parë, Jonathan Perkins, tha: “Provat mjekësore treguan se Fatmirja kishte probleme të rëndësishme të shëndetit mendor që ndikuan në një farë mase në jetën e saj të përditshme./vizionplus.tv





