Partitë shqiptare në Luginën e Preshevës janë ndarë në dy koalicione, ndryshe nga zgjedhjet e vitit 2020 kur u përfaqësuan në një listë të përbashkët.

 

“Koalicioni i shqiptarëve të luginës”, udhëhiqet nga Shaip Kamberi, i cili deri tani ka mbajtur postin e deputetit dhe “Alternativa Demokratike shqiptare” nga Shqiprim Arifi, ish kryetar i komunës së Preshevës.

 

Qytetarët megjithatë shprehen se lugina ka nevojë të bashkohet.

 

XHEVDET ALIMI
QYTETAR, LUGINA E PRESHEVES
“Ne për dikë duhet patjetër me u orientu, tek cili, tash secili e din për veti. Kryesorja është me dalë të gjithë me votu për neve, që me pas një në parlament atje. Sidoqoftë zëri jonë nuk ndihet, por me marrë pjesë është shumë mirë. Duhet me u bashku, patjetër me u bashku, jemi vëllezër”.

 

RAMIT MEHMETI
QYTETAR, LUGINA E PRESHEVES

“Pritjet e mija janë bashkimi veç bashkë me u bërë, s’është me rëndësi kush po e merr cila parti, por veç bashkë me bërë, troç… sa më shumë duhet me rini me punu”.

 

Pas zgjedhjeve të vitit 2020, shqiptarët e Luginës së Preshevës janë përfaqësuar me tre deputetë në parlamentin prej 250 vendesh të Serbisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *