E diel, 4 Tetor 2026 Safir deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Eat And Traditë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Shqiptarët e bllokuar në Angli/ Ja vendimi i ri i nxjerrë nga autoritetet britanike

Për të gjithë qytetarët shqiptarë që ndodhen në Mbretërinë e Bashkuar,  e që nuk mundën të kthehen për shkak të situatës së koronavirusit, do të ketë zgjatje të vizës.

Lajmi u bë I ditur nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme referuar një vendimi të marrë nga autoritetet angleze këtë të mërkurë.

Reklamë

 

Zgjatja e vizës do të zbatohet për secilin qytetar që viza i skadon pas 24 janarit dhe që nuk mund të largohet nga vendi (MB) për shkak të kufizimeve të udhëtimit ose të vetë-izolimit të tij.Kjo situatë do të zgjasë deri më 31 maj, por do të mbahet nën rishikim në rast se do të nevojitet zgjatje e mëtejshme.

 

MEPJ udhëzon të gjithë qytetarët shqiptarë që ndodhen në këtë situatë, të kontaktojnë ekipin e vënë në dispozicion dedikuar COVID-19, përmes adresës së e-mailit [email protected], për të njoftuar që vizat e tyre kanë skaduar.

Vazhdo të lexosh

Reklamë