Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, deklaroi sot në Kongresin e Jashtëzakonshëm të Partisë Socialiste, i cili po zhvillohet në Pallatin e Kogreseve, se Shqipërisë së sotme i është pastuar imazhi i nxirë nga e shkuara.

 

Këtë verë Shqipëria regjistori zero krime ndaj turistëve gjatë sezonit veror, dhe për këtë fakt, tha Balla, është shpallur një vend i sigurt për të huajt që dëshirojnë ta vizitojnë.

 

Ai theksoi se lufta ndaj korrupsionit do të vijojë dhe goditjet ndaj krimit të organizuar nuk do të ndalen.

 

Balla: Shqipërisë tani i është pastuar imazhi i nxirë nga e shkuara. Në vitet e fundit numri i makinave në pronësi të shqiptarëve është rritur, por numri i aksidenteve është përgjysmuar. Nuk është vetëm kjo, sepse në ktë analizë nuk përfshihet rritja me disa fish e makinave me targa të huaja që kanë hyrë në Shqipëri. Këtë verë u përballëm edhe me një rritje të frikshme të numrit të zjarreve. Kam ndjekur dhe do të ndjek proceset ndaj shtetasve të arrestuar për zjarrvënie dhe kërkoj dënime ekzemplare për këta persona.

 

Suksesi në këtë detyrë është i pamundur pa frymën e një skuadre. Rezultatet e arritura deri tani janë vetëm revanshi i i sundimit të logjit ndaj krimit të organizuar. Në këtë Republikë nuk do të ketë më feude ku mbi ligjin të jenë të fortët. Lufta kundër krimit të orgazniaur dhe përmirësimi i sigurisë publike mbeten prioritete kryesore. Hetimet komplekse në bashkëpunim me SPAK dhe me Prokurorirë po çmontojnë grupe të përfshira në ngjarje të rënda si vrasje apo trafik droge. Edhe hetimi i vrasjeve shtetërore të 21 janarit është sot një prioritet për policinë. Ka një rënie të numrit të vrasjeje gjatë këtij viti.

Policia e Shtetit po fiton një besim më të madh jo vetëm nga publiku por dhe nga agjencitë e vendeve partnere, theksoi ministri dhe qytetarët janë jo vetem arsyeja pse ekziston Policia, po janë edhe partnerët e pazëvendësueshëm në mbrojtjen e vendit dhe të çdo individi, nga çdo lloj paligjshmërie, që nga krimi i organizuar, tek krimi ordiner dhe deri tek krimi ndaj pronës publike e private.

/vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *