Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të përfitojnë parafinancim nga BE për të vijuar më tej reformat kyçe dhe për të vijuar rrugën drejt integrimit në BE.
Lajmi u bë i ditur nga Komisionerja për Zgjerim në Bashkimin Europian, Marta Kos.
Lexo edhe :
Related Posts
Kreu i qeverisë, Edi Rama, në rubrikën e tij “Sy m’sy”, tha se ky vendim është shenjë e ecurisë së mirë dhe përmbushje e detyrave sipas programit të dakordësuar për ecurinë e mëtejshme të Shqipërisë në rrugën e anëtarësimit.
Në këtë kohë, tha shefi i qeverissë, Shqipëria dhe rajoni i duhen më shumë se kurrë Bashkimit Evropian.
Rama: Komisionerja për zgjerimin Marta Kos përgëzon Shqipërinë dhe Maqedoninë për shpejtësinë e marrjes së financimit nga Plani i ri i rritjets. Kjo do të thotë përmbushje e detyrave sipas programit të dakordësuar për ecurinë e mëtejshme të vendit në rrugën e anëtarësimit. Bëhet fjalë për 64.5 mln euro që vijnë drejtpërdrejt nga BE për Shqipërinë, 30 mln euro janë për buxhetin e shtetit si mbështetje për reformat e agjendës kombëtare të reformave dhe 34 kalojnë përmes Fondit të Investimeve për Ballkanin për Infrastrukturën.
Më 11 maj vota ka një peshë t rëndësishme, për të garantuar paqen dhe sigurinë e popullit tonë. Në kohën e sotme, BE na duhet më shumë se kurrë dhe ne nga ana tjetër i duhemi më shumë se kurrë BE-së, Shqipëria, rajoni, për të krijuar kompaktësinë duke bashkuar të gjitha copat e Evropës dhe për të krijuar një perimetër sigurie./vizionplus.tv







