Mbi 100 punonjës policie janë angazhuar në vijimi të kontrollit masiv të territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike në Fier.

Policia e Shtetit po përdor gjithashtu dronët për monitorimin e zonave të thella e pyjore.

Gjatë kontrollit të ushtruar në zonën e Cakranit, ka përfunduar nëj pranga një 27-vjeçar, pasi në oborrin e banesës së tij u evidentuan 30 fidanë në kubikë, në tentativë për t’i kultivuar në tokë.

Ndërkohë, agjentët e antidrogës dhe shërbime të tjera policore kontrolluan zonën e Pishporos për disa orë, por nuk u gjet asnjë bimë e kultivuar.

“Kontrolli i territorit do të vijojë pa ndërprerë duke kontrolluar çdo cep të territorit dhe në zonat më të largëta, falë përdorimit të flotës së dronëve dhe helikopterëve. #ShqipëriPaKanabis”, njofton policia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *