Subscribe

Situata e zjarreve dhe rreziku që i kanoset vendit, bëri që deputetët e opozitës të thërrasin në Komisionin e Sigurisë Ministrin e Mbrojtjes Niko Peleshi.

 

Shqipëria nuk ka asnjë avion që të përdoret kundër zjarreve dhe ministri  sqaroi se një mjet i tillë fluturues kushton 50 mln euro.

 

Ne nuk kemi avionë apo helikopterë të posaçëm për shuarjen e zjarrit. Pse nuk kemi, këtë e diskutojmë. Një vend i vogël si Shqipëria nuk ia vlen të investosh për një avion të tillë.

 

Deputeti demokrat Flamur Noka i kërkoi ministrit të sqarojë gjendjen e 4 helikopterëve Cougar.

 

Ka patur një kontratë dhe janë blerë 5 helikopterë Cougar. Njëri pësoi aksident dhe mbetet 4. Vlera e tyre ishte 78.6 mln euro. Në këtë kontratë kishte në pakët e trajnimin e 12 pilotëve dhe trajnimi i 5 teknikë për mirëmbajtjen e punës së helikopterëve. Ku janë helikopterët, a ka ndonjë masë?

 

 

Peleshi shtoi se pritet një marrëveshje me shtetet e huaja, që Shqipëria të blejë orë pune dhe në rastet e zjarreve të ketë ndihmë për emergjencat civile.

 

Delegojmë për të blerë orë fluturimi. këtë duam të bëjmë ne në shtator. Unë kam 100 orë fluturimi, në gusht sa herë të më duhet. Unë kam orët e mia që i blej dhe më përgjigjet në moment.

 

Por opozita ngriti akuza se vendi vuan për pajisjet kundër zjarreve, në një kohë kur kryeministri udhëton me çarter.

 

 

Peleshi tha se Shqipëria duhet të behët gati për një sezon të vështirë, ndërkohë që vlerësoi se në Sazan zjarri nuk ishte shumë shqetësues.

 

Kemi patur një zjarr serioz, ju e bëni sikur është nami. Nëse shikojmë hartën në gusht, harta është e kuqe. Priten shumë zjarre.

 

Për përhapjen e vatrave të zjarrit, Peleshi shtoi se përgjegjësia kryesore bie mbi pushtetin lokal, institucion i cili ka në varësi pyjet dhe duhet të marrë masat për shuarjen e tyre.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *