E hënë, 16 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:15 Në vijim ora 13:15: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 7 minuta më parë
Vendi

Shqipëria mikpret Kongresin Botëror të Ligjit në 2027-ën, Sadushi: Vlerësim i qartë për rrugëtimin reformues që vendi ynë ka ndërmarrë

“Lajmi se Shqipëria do të jetë mikpritësja e Kongresit Botëror të Ligjit në vitin 2027, eshte një ngjarje madhore për ne dhe një vlerësim i qartë për rrugëtimin reformues që vendi ynë ka ndërmarrë vitet e fundit”.

Kështu u shpreh kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi.

Gjatë Kongresit të këtij viti në Republikën Domenikane, Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, paraqiti përvojën shqiptare në transformimin e gjyqësorit: nga rivlerësimi i gjyqtarëve dhe forcimi i pavarësisë së sistemit, tek përqafimi i teknologjisë në funksion të transparencës, efikasitetit dhe aksesit të qytetarëve në drejtësi.

Ai solli në vëmendje vendime të rëndësishme ku Gjykata e Lartë ka treguar gatishmëri për të përballuar sfida të reja me standarde të larta profesionale dhe kushtetuese.

Reklamë

Gjithashtu, ai theksoi rëndësinë e dixhitalizimit si një nga shtyllat kryesore të reformës, përmes:

Sistemeve të menaxhimit të çështjeve

Platformave të hapura për publikun

Komunikimit të vazhdueshëm me qytetarët nëpërmjet kanaleve zyrtare dhe rrjeteve sociale.

Sadushi theksoi se në vitin 2027, Tirana do të mirëpresë juristë, akademikë, gjyqtarë dhe liderë nga mbarë bota.

“Shqipëria është gati të ndajë përvojën e saj dhe të kontribuojë në vizionin e një drejtësie globale moderne dhe të aksesueshme”./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë