E shtunë, 21 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 19:40 Në vijim ora 19:40: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Shqipëria me dy medalje nga Olimpiada Ballkanike e Matematikës

Talentet shqiptare të matematikës kanë spikatur në Olimpiadën e 34-t Ballkanike të Matematikës, të mbajtur në Ohër të Maqedonisë.

 

Ekipi shqiptar ka fituar dy medalje, konkretisht, Lorenc Bushi, gjimnazisti 16-vjeçar që studion në shkollën “Petro Nini Luarasi” ka bërë paraqitjen më të mirë në radhët e të rinjve shqiptarë duke u vlerësuar me “Medalje Bronzi”.

 

Reklamë

                             

 

Krahas tij edhe gjimnazisti tjetër Enea Prifti, nga gjimnazi “Nënshkruesi i Pavarësisë” në Lushnjë është vlerësuar me “Medalje Nderi”.

 

Shqipëria paraqitej në këtë Olimpiadë me gjashtë konkurrentë.

 

Në prag të këtij kompeticioni, Lorenc Bushi, deklaroi për Vizion Plus, se synimet e tij janë rezultatet më të larta në këto olimpiada pasi synon që të fitojë bursa pranimi në shkollat më të njohura në botë, mes të cilave dhe MIT, Institutin e Teknologjisë në Masaçusets të SHBA-së apo dhe Oksford e Kembrixh.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë