Subscribe

Të jesh talent nuk është zgjedhje, por prirje. Me dhuntitë e tyre ata dallojnë nga të tjerët, madje  kthehen edhe në model.

 

Nëse flasim për matematiken, jo të gjithë janë të gatshëm ta provojnë apo t’i shkojnë deri në fund. Krejt ndryshe ndodh me këtë 17-vjeçar, nxënës në shkollën “Petro Nini Luarasi”, fitues i disa çmimeve ndërkombëtare.

 

Matematika është dhuntia e tij, njëherësh argëtimi me i madh.Lorenc Bushi, tregon raportet e tij me shkencën dhe sa kohe i merr ne krahasim me lendet e tjera.

 

Së bashku me 4 nxënës te tjerë nga Shqipëria, ai do të marrë pjesë në Olimpiadën Ballkanike te Matematikes. Mësuesit tregojnë se këta nxënës kane dhunti te veçanta, madje nuk e fshehin kur ndonjëherë vihen edhe ne siklet përballë tyre.

 

Mësuesit kërkojnë mbështetje dhe stimulim për nxënësit me prirje te veçanta,ne mënyre qe te mos largohen nga vendi.

 

Por ende pa përfunduar Shkollën e Mesme, ky 17-vjeçar i ka te qarta synimet per shkollën e larte.Studimet për Matematiken e Avancuar synon t’i vazhdoje ne Universitetet me te mira te botes.

 

Gazetare: Ornela Joti

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *