Subscribe

Në një ceremoni të posaçme, lëvizja “Lufto Antisemitizimin” vlerësoi Shqipërinë për shpëtimin e hebrenjve gjatë luftës së dytë botërore.

 

Në fjalën e tij, kryeministri Edi Rama tha se lufta kundër antisemitizimit nuk lidhet vetëm me hebrenjtë, por me të gjithë njerëzit që përtej besimit të tyre fetar të jenë të lirë dhe të parrezikur për jetën pavarësisht vendit ku kanë zgjedhur të jetojnë

 

EDI RAMA

 

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

 

Bëhet fjalë për njerëzimin. Lufta kundër antisemitizmit nuk është të mbrosh hebrenjtë apo Izraelin, por mbron veten, familjen, fëmijët dhe të drejtën tënde për t’u respektuar në të qenit musliman në Paris, i krishterë në një vend mysliman ose çfarëdo feje në cilindo vend ku nuk jeni pjesë e shumicës

 

 

Antisemtizëm tha Edi Rama nuk janë vetëm shfaqjet e dhunës ndaj varrezave apo sinangogave hebreje por më e rrezikshme mbetet relativizimi i tij.

 

EDI RAMA

 

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

 

Rreziku më i madh vjen nga ata që duken të arsyeshëm dhe debatojnë e relativizojnë antisemitizmin. Nuk u ndjeva kurrë aq keq sa kur dëgjova disa anëtarë të Partisë Laburiste Britanike në një moment të caktuar disa vite më parë për antisemitizmin që më bëri shumë më të frikësuar se sa të dëgjosh lajmet për një sinagogë apo varrezë që u vandalizuan. Relativizmi mund të na kthejë në vende vërtet të këqija.

 

Në ditën e dytë dhe të fundit të vizitës zyrtare në Izrael, kryeministi u takua me presidentin dhe kryetarin e parlamentit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *