E diel, 29 Nëntor 2026 Film Family deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Shpresë brenda tragetit që u përfshi nga flakët/ Gjendet i gjallë një 21-vjeçar: Dëgjoja zëra nga brenda

Një 21-vjeçar nga Bjellorusia,  u gjet paraditen e kësaj të diele në tragetin  “Euroferry Olympia”, i cili vazhdon të digjet për të tretën ditë në afërsi të ishullit të Korfuzit, në detin Jon.

 

I riu u gjet në pjesën e pasme të tragetit, ndërsa ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore. Ai është shofer i një kamioni me targa lituaneze, ndërsa kur u gjet ishte në gjendje shoku.

 

Reklamë

“A jam gjallë?” raportohet  të ketë thënë 21-vjeçari në momentin që u shpëtua, ndërsa deklaroi se kishte dëgjuar edhe zëra të tjerë në traget.

 

Aktualisht numri i personave në kërkim është 11, mes tyre 3 grekë, ndërsa autoritetet po përpiqen të shuajnë plotësisht zjarrin .

 

Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të së premtes, kur trageti me flamur italian u përfshi nga flakët. Aty gjendeshin 239 pasagjerë dhe 51 anëtarë të ekuipazhit, me shtetësi greke dhe italiane.

Vazhdo të lexosh

Reklamë