Subscribe

Këto janë pasojat e shpërthimit te tritolit mbrëmjen e së hënës ne kryeqytet. Ngjarja ndodhi në zonën e 9 katësheve, pranë Prokurorisë së Përgjithshme.

 

Mjeti qe shpërtheu ishte tip Smart, në pronësi të Bruneta Aliaj, ndërsa lënda eksplozive ishte vendosur në pjesën e pasme të makinës.

 

Sipas hetuesve  rreth 50 grame tritol u aktivizua nëpërmjet një fitili përcjellës. Ne vendngjarje mbërritën eksperte te policisë, por dhe xheniere pas dyshimeve se mund te kishte sasi tjetër eksplozivi.

 

Në momentin e shpërthimit, makina ishte e parkuar dhe fatmirësisht nuk pati persona te lënduar por vetëm dëme materiale edhe të dy mjeteve të tjera të parkuara pranë smartit.

 

Policia shoqëroi në komisariat Aliajn, ku mësohet se u tha hetuesve se nuk ka konflikte me persona të tjerë krahas problemeve familjare me bashkëshortin që e çuan dhe drejt divorcit. Bruneta Aliaj është nënë e një djali i cili jeton në Angli. Ajo punon si shitëse në një biznes në Tiranë, ndërsa hetuesit e kanë pyetur dhe për ndonjë konflikt të mundshëm në vendin e punës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *