Një aksident masiv ka ndodhur mbrëmjen e të mërkurës në rrugën Transballkanike në Vlorë ku 12 makina u përplasën.

 

Ngjarja ndodhi pak minuta para mesnatës ku drejtuesi i një automjeti tip “Benz” me targa AA 272 RB humbi kontrollin dhe përplasi 11 makina që ishin të parkuara në këtë zonë.

 

Shkak i humbjes së kontrollit ishte shpejtësia e lartë me të cilën po udhëtonte drejtuesi i mjetit tip “Benz”.

 

Mesohet se drejtuesi i mjetit eshte Kreshnik Lilaj, drejtor i nje drejtorie lokale ne Vlore.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *