Subscribe

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj i ka kërkuar maxhorancës të mbajë një qëndrim në lidhje me shpalljen ‘non grata’ të ish-deputetit socialist, Aqif Rakipi.

 

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Alibeaj tha se nuk bëhet fjalë për përgjegjësi individuale, por për përgjegjësi të të gjithëve.

 

“Këtu nuk flet askush për të shpallurit non grata nga DASH, nuk ka asnjë qëndrim. Përgjegjësinë më të madhe personale duhet ta mbajë kryeministri. Çfarë qëndrimi mbani ndaj vendimeve të DASH për përcaktimin e personave politikë ‘non grata’? Cili është standardi politik që ju do të vendosni? Çfarë mendoni për atë së çfarë është vendosur si justifikim, keni ju një opinion? Nuk mund ta mbani kokën ulur në telefona, duhet ta gjeni kurajën, çfarë do bëni do prisni sa të vijë ai? Autonominë tuaj njerëzore duhet ta nxirrni. Nuk është përgjegjësi individuale, por publike e të gjithëve sepse bëhet fjalë për ta se çfarë është fati qeverisjes së shqiptarëve. Dilni flisni, shikoji shqiptarët në sy dhe merrni masat tuaja”, tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *