E martë, 6 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Shoferët kapen mat nga radarët e dronët/ Pezullohen 11 patenta, 4 persona në pranga

Policia Rrugore kapi në shkelje shoferët me anë të radarëve, dronëve dhe dragerëve të vendosur në rrugë.

Reklamë

Sipas njoftimit të policisë, vetëm këtë të enjte, qysh prej mëngjesit e deri në orën 19.00, janë vendosur 237 masa administrative për parakalime të gabuara.

15 shoferë janë ndëshkuar për mosrespektim të sinjalistikës rrugore. Gjithashtu, janë pezulluar 11 leje drejtimi sepse shoferët ishin të dehur në timon.

Policia vuri në pranga edhe katër shoferë, dy për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe dy sepse nuk kishin patentë. 123 shoferë të tjerë janë gjobitur për përdorim celulari, kurse 94 për mosvendosje të rripit të sigurimit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë