E premte, 9 Tetor 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

“Shndërrimi i sfidave në mundësi”, Begaj merr pjesë në Forumin Global Baku 2025, pritet të takohet me liderët e shteteve

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, u nis sot për në Baku të Azerbajxhanit, ku do të marrë pjesë në Forumin e 12-të Global.

Kreu i Shtetit do të ketë një fjalim të posaçëm në forum, i cili këtë vit trajton çështjen: “Rishikimi i Rendit Botëror: Shndërrimi i sfidave në mundësi”.

Reklamë

Në agjendën e Presidentit Begaj janë parashikuar edhe takime të veçanta më liderët pjesëmarrës në forum.

Drejtues shtetesh dhe qeverish, liderë politikë dhe aktivistë me ndikim botëror mblidhen çdo vit në Forumin Global Baku, ku diskutojnë dhe adresojnë zgjidhjen e sfidave më urgjente të kohës./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë