E enjte, 12 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Shkrimtarja austriake Andrea Grill vjen me poezi

 

Ajo është e njohur në Austri për një stil të veçantë të të shkruarit. Në esetë dhe tregimet e saj thumbohet politika. Nuk njihet shumë për poezinë, në vendin ku jeton e punon, sepse vargjet i tingëllon më bukur në shqip.

 

Andrea Grill rrëfen se përkthimi i poezive së Mimoza Ahmetit dhe Luljeta Lleshanakut në gjermanisht e ka afruar dhe më shumë me poezinë.

Reklamë

 

Edhe pse në shqip e njohim me romanin “Qaj dhe qesh”, ku rrëfehet historia e dashurisë së një emigranti shqiptar me një austriake, në ditët e Tirana Lexon, Grill dëshiron të na përcjellë për herë të parë krijimet e saj në vargje.

 

Këto poezi nuk i ka bërë ende publike në vendin e saj dhe beson se do të jetë e vështirë që vargjet të tingëllojnë kaq bukur edhe në gjuhën e saj.

Vazhdo të lexosh

Reklamë