Nxënësit e gjimnazit “Sami Frashëri”, të cilët për shkak të tërmetit të nëntorit të shkuar, janë zhvendosur në shkollën “Andon Zako Çajupi”, e zhvillojnë mësimin pasdite të ndarë në dy turne. Ata thonë se mësimi që zgjat deri në mbrëmje paraqet shumë vështirësi.
Nxënës
“Ngaqë na u prish shkolla, erdhëm këtu, që tre mujorin e dytë vitin e kaluar, para se të fillonte karantina. Turni i parë fillon në 14:00 dhe mbaron në 16:45. Ndërsa turni i dytë fillon në 17:00 deri më 19:45.”
“Nuk është orar edhe aq i përshtatshëm, do ishte më mirë ta bënim mësimin paradite, por s’kemi çfarë bëjmë”
Gjimnazistët shprehen se reduktimi i orëve kushtëzon zhvillimin e plotë të orëve mësimore me gjithë proceset e saj: si shpjegimi i lëndës, kontrolli i detyrave, pyetja në mësim apo realizimi i detyrave të klasës.
Nxënës
“Kohë e limitume, mësuesja ose do japë mësimin e ri, ose do pyesë”
“Ora e mësimit nuk bëhet e plotë, por informacionin e nevojshëm e marrim”
Por të rinjtë nuk e shohin si zgjidhje as mësimin në distancë.
Nxënës
“Janë të mjaftueshme në krahasim me mësimin online më ndihmon të kuptoj mësimin.”
Ndërkohë Almir Gjata, mësues në gjimnazin Petro Nini Luarasi thotë se gjatë procesit mësimor jepen vetëm njohuritë bazë në lëndën e fizikës, ndërkohë që lëndët realizohen online.
ALMIR GJATA
MESUES, GJIMNAZI “PETRO NINI LUARASI”
“Petro Nini funksionon me dy turne, ka 1200 nxënës dhe për shkak të hapësirave që ofrojmë.Nëse do e trajtojmë me gjithë infon e nevojshme brenda një ore mësimore, edhe 60 minuta nuk mjaftojnë. Duke marre parasysh situatën ku jemi, mundohemi të japim konceptet më thelbësore. Informatikën kemi zgjedhur ta bëjmë online, për të mos zgjatur oraret e qëndrimit në shkollë, lëndë dytësore.”
Edhe pse masat janë strikte, mësuesit e pranojnë që rreziku nga infektimi ekziston.
Protokollet zbatohen, por megjithatë rreziku është i madh, risku është i lartë.
Nëse një nga pjesëtarët e stafit infektohet; ose do të zëvendësohet ose nëse rasti shtrihet në nxënës, shihet protokolli, në rast se klasa duhet të karantinohet, apo e gjithë shkolla.”
Në të gjithë vendin janë rreth 180 shkolla që e zhvillojnë mësimin me katër turne, ndërsa në 380 të tjera procesi është i ndarë me dy turne.