E enjte, 29 Tetor 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Shkodër/ Miratohet buxheti 2026! Debate në mbledhje për shpenzimet dhe projektet e mëdha

Me 30 vota pro, 12 kundër dhe 1 abstenim, Këshilli Bashkiak i Shkodrës i ka dhënë dritën jeshile buxhetit të Bashkisë Shkodër për vitin 2026, në vlerën 3.4 miliardë lekë.

Seanca, e cila zgjati rreth katër orë, u shoqërua me prezantime dhe diskutime të gjata mes këshilltarëve. Në fjalën e tij, Kryetari i Bashkisë, Benet Beci, u shpreh se ky buxhet garanton vazhdimësinë e investimeve dhe përmirësimin e shërbimeve për qytetarët e Shkodrës.

Reklamë

Megjithatë, buxheti nuk kaloi pa kundërshti dhe akuza nga përfaqësuesit e opozitës. Këto akuza u kundërshtuan nga këshilltarët e Partisë Socialiste dhe Partisë Socialdemokrate.

Investimet e planifikuara për vitin e ardhshëm parashikojnë rreth 80 për qind më shumë projekte krahasuar me vitin 2025.

/vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë