E mërkurë, 16 Shtator 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 2 orë më parë
Video · Vendi

Shkodër, kaos me zhvendosjen e pacientëve

Kushtet e vështira në sanatoriumin e Shkodrës, detyruan drejtuesit e tij të zhvendosin pacientët në godinën e Spitalit Rajonal.

 

Të sëmurët janë transportuar në grup me ambulance, ndërsa sendet personale te tyre janë zhvendosur ne kuti kartoni

 

Ndërkohë baza materiale, si dyshekët, shtretërit dhe pajisjet e tjera janë transportuar me mjete rrethanore, pa asnjë masë mbrojtëse.

 

Por drejtori i spitalit rajonal Shkodër, Vilson Masmalaj i pyetur nëse ka rrezik per pacientet, thotë se nuk ka probleme per shëndetin e tyre.

 

 “Nisur nga amortizimi i godinës kemi vendosur zhvendosjen e këtij spitali pranë spitalit rajonal Shkodër. Pacientet me tuberkuloz do të sillen në Tiranë”

 

Në sanatoriumin e Shkodrës nuk është ndërhyrë për të rregulluar gjendjen prej 27 vjetësh.

admin
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Më shumë video