Subscribe

Vetëm dëmtimi mund ta ndalte Shkelzen Gashin, dhe kështu ndodhi. Mesfushori me tipare sulmuese u dëmtua pasi realizoi një supergol nga distanca ne sfidën e kthimit të gjysëmfinalës së perendimit që skuadra e tij Kolorado Rapids fitoi 1-0 kunder Los Anxhelos Galaksi. Gashi lëshoi një predhë nga 35 metra në minutën e 36-të dhe topi pasi u perplas në shtyllë , pushoi në rrjetë. Por sfida për Gashin ishte sa e bukur aq edhe e hidhur, pasi me tej pësoi një demtim që mund të rezultoj i rendë pasi u pa në stadium pas zëvëndësimit me paterica. Sa i takon kronikës së lojës ndeshja shkoi me shtesë pasi takimi i parë i kësaj gjysëmfinale ishte fituar nga Los Anxhelos Galaksi 1- 0. Edhe ne shtesë rezultati nuk ndryshoi ndërsa nga pika e bardhe e penalltive, ishte skuadra e Gashit, Kolorado Rapids që fitoi 3-1, duke u kualifikuar për në finalen e Konferencës së Perëndimit që do ta ketë kundër Seatlle Sounders.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *