E premte, 13 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Shkatërrohet banda e shqiptarëve në Milano, arrestohen 8 persona

Tete persona kanë rënë në prangat e policisë italiane me të cilëve 7 janë shqiptarë, të akuzuar si pjesë e një bande të trafikut të heroinës.

 

Sipas mediave italiane lënda narkotike vinte nga Holanda dhe trafikohej në Milano.

 

Reklamë

Gjatë aksionit, policia italiane ka sekuestruar dy pistoleta dhe dy mitralozë, ndërsa urdhërarresti për anëtarët e bandës është lëshuar nga prokurori i Komos. Të arrestuarit akuzohen për trafik droge dhe armbëmbajtje pa leje.

 

Gjithashtu sipas informacioneve në mediat italiane banda shqiptare akuzohet për trafikimin e sasive të mëdha të heroinës dhe kokainës nga Holanda, të cilën më pas e shpërndante në provincat e Como, Monza Brianza, Milano, Barese dhe Rimini.

Vazhdo të lexosh

Reklamë