Subscribe

Pas ndryshimeve në kabinetin e saj prokurorja e përgjithshme Arta Marku vijon me largimet në prokuroritë e rretheve. I pari është prokurori i komanduar në Elbasan, Dritan Gina i cili është shkarkuar nga shefja e re e organit qendror te akuzës. Gina reagoi menjëherë pas vendimit të Arta Markut,  duke e cilësuar atë të paligjshëm urdhrin, ndërsa refuzoi që të largohet nga detyra.

 

‘Vendimi mund të ndryshohet vetëm nga Këshilli i Prokurorisë, i cili ende nuk është mbledhur. Vendimi i kryeprokurores është i paligjshëm. Lëvizja është e nxitur nga qarqe të caktuara politike. Autorët e ngjarjes në Elbasan nuk janë zbardhur, pasi policia nuk ka mbledhur provat. Vendimmarrja nuk bazohet në asnjë analizë. Kryeprokurorja nuk ka bërë asnjë mbledhje dhe nuk ka kërkuar asnjë analizë.”

 

Sipas Gines vendimi për largim nga detyra është tërësisht politik, ndërsa lëshoi akuza të forta në drejtim të Policisë së Shtetit.

 

“Kryeprokurorja pas kontakteve politike ka nxjerrë vendimin për largimin tim nga detyra. Në aspektin personal nuk e kam aspak problem të largohem. Jam i nderuar që jam emëruar në Tiranë, por nuk mund të braktis detyrën, refuzoj ta zbatoj vendimin, pasi vendimi është i paligjshëm. U bëj thirrje edhe kolegëve që të mos lejojnë që pozicioni i tyre të shërbejë për qoka”

 

Në vend të Ginës në Prokurorinë e Elbasanit u emërua Ardjan Nezha, i cili ishte prokuror i Pukës, ndërsa më herët ka qenë prokuror i krimeve të rënda, por u transferua nga Adriatik Llalla. Më herët kryeprokurorja Arta Marku largoi edhe krerët e komanduar të organit të akuzës në Fier dhe në Kukës, duke emëruar ne vend te tyre drejtuesit e rinj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *