Presidenca ka publikuar këtë të martë përgjigjet e 72 pyetjeve të bëra nga Gjykata Kushtetuese, në seancat për shqyrtimin e kërkesë së Kuvendit për shkarkimin e Ilir Metës.

 

Një ditë më parë, Kushtetuesja u tërhoq për vendim dhe brenda 30 ditëve pritet të publikojë vendimin e arsyetuar për shkarkimin ose jo të Kreut të Shtetit.

 

“Në funksion të transparencës para të gjithë qytetarëve, sot në ora 09:00, në faqen zyrtare të Institucionit të Presidentit të Republikës do të publikohen përgjigjet për 72 pyetjet e Gjykatës Kushtetuese. Na falni për vonesën prej 24 orësh, por ngjarja skandaloze e faktuar e manipulimit mafioz nga Kuvendi të provave kundër Presidentit të Republikës na e pamundësoi transparencën e plotë dje”, njoftoi pak më parë Tedi Blushi me anë të një postimi në Facebook.

 

Kliko këtu për të lexuar përgjigjet e Presidencës

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *