Mazhoranca nuk do të tërhiqet nga nisma e saj për të shkarkuar Presidentin Ilir Meta.

 

Ministri i Turizmit, Blendi Klosi I ftuar në studion e emisionit të mëngjesit “7pa5” në Vizion Plus, deklaroi se mazhoranca do t’i japë Komisionit Hetimor gjithë kohën e nevojshme me qëllim që ai ta çojë deri në fund punën e tij.

 

Klosi e cilësoi dekretin e Metës për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit, si një goditje të Presidencës ndaj mazhorancës.

 

Më tej mininsitri Klosi u ndal edhe tek çështja e Turizmit dhe Mjedisit. Ai tha se cilido nga kryebashkiakët e rinj që nuk merr masa për të pastruar territorin do të shkarkohet nga detyra.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *