Moti i keq me rrebeshe shiu dhe stuhi që ka përfshirë orët e pasdites qytetin e Beratit ka shkaktuar përmbytje në çdo aks rruge në qytet dhe në shumë lagje.

I favorizuar edhe nga era e fortë, shiu ka bllokuar si rrugët kryesore, ashtu edhe ato të shumë lagjeve të qytetit. Kjo ka  vështirësuar mjaft lëvizjen e automjeteve dhe të këmbësorëve. 

Reshjet intensive të shiut kanë vërshuar në disa nga rrugët kryesore të qytetit që janë ende nën pushtetin e ujit. Situata më problematike paraqitet në akset rrugore: “Spital-Uznovë”,“Kthesa e Gjykatës”,“Stadiumi i Vjetër”, “Axhensi”, etj..

Thuajse të gjitha rrugët e qytetit prej rreth një orë ishin në pushtetin e ujit, ashtu si dhe shumë lagje të qytetit, ku është e pamundur të hysh në këmbë. Kjo situatë në Berat përsëritet sa herë që ka reshje intensive shiu.

Në rrugë kanë dalë tashmë edhe punonjësit e Ndërmarrjes së Pastrimit në Bashkinë e Beratit, të cilët po bëjnë të mundur zhbllokimin e pusetave, në mënyrë që të mundësohet edhe tërheqja e ujit nga rrugët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *