E mërkurë, 23 Shtator 2026 Përrallë në Ishull deri në 02:45 Në vijim ora 02:45: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Ulen temperaturat, parashikimi i motit për ditën e sotme

Dita e martë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të ftohta me origjinë verilindore, duke sjellë në territorin shqiptar freskim të menjëhershëm të motit.

Ndërkohë, sipas parashikimit të MeteoAlb, orët e paradites do të jenë me kthjellime dhe vranësira të shpeshta të cilat herë pas here do të pësojnë zhvillim, duke rrezikuar rrebeshe afatshkurtra shiu, kryesisht në zonat qëndrore dhe jugore të territorit.

Parashikohet që orët e pasdites dhe në vijim të përmirësojnë dukshëm kushtet amtosferike duke rikthyer kthjellimet dhe vranësirat e lehta në të gjithë territorin e vendit.

Temperaturat e ajrit do të ulen duke luhatur vlerat ditore nga 10°C temperatura më e ulët e shënuar në qytetin e Peshkopisë, deri në 28°C vlera më e lartë në rang vendi.

Era do të fryjë e fortë me shpejtësi mbi 65 km/h nga drejtimi kryesisht verilindor. Kjo do të bëjë që në brigjet detare të krijohet dallgëzim 4 ballë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.