SPAK kontroll në banesën e Ilir Prodes

SPAK ka ushtruar kontroll në banesën e Ilir Prodës, me urdhër të Prokurorisë së Posaçme dhe vendim të GJKKO-së.
Sipas vendimit të GJKKO-së, është autorizuar kontrolli i banesës dhe kontrolli personal për ish-kryepolicin. Kontrollet po ushtrohen edhe në banesa të tjera dhe ndaj personave të tjerë.
Prokurorët e çështjes janë Bledar Maksuti dhe Altin Dumani.
Aksioni po kryhet në kuadër të një fraksioni të dosjes së AKSHI-t. Lidhur me këtë dosje, Ergys Agasi ka rënë në pranga disa javë më parë.
Ilir Proda u emërua drejtor i Policisë së Shtetit më 2 tetor 2024 dhe qëndroi në krye të Policisë deri në shkarkimin e tij në mars 2026.
Proda u shkarkua pas protestës së opozitës më 28 shkurt 2026, pasi policia nuk garantoi rendin dhe sigurinë gjatë tubimit, ku pati incidente dhe përdorim të mjeteve piroteknike pranë Vilës 31.




