Një sherr i madh ka ndodhur në një koncert në Greqi.

 

Dy reperë janë përleshur me njëri-tjetrin, e për pasojë nga rrëmuja që u shkaktua në prapaskenat e koncertit mbeti e lënduar prezantuesja e njohur greke Roula Koromila dhe këngëtarja Elena Paparizou.

 

Sipas medieve greke, në sherrin mes dy reperëve u përfshinë dhe rojet e sigurisë së dy këngëtarëve. Një foto e publikuar në rrjetet sociale në Greqi tregon moderatoren Roula Koromila në shkallë duke marrë ndihmën e parë.

 

Sa i përket Elena Paparizou, ajo ndodhej shumë pranë vendit ku ka ndodhur përleshja dhe është shtyrë nga turma, ndërsa ka nxituar për t’u larguar nga vendi.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *