Një konflikt me mjete prerëse ka ndodhur këtë të shtunë në Fier, saktësisht në lagjen “8 Shkurti”.
Si pasojë e konfliktit me disa adoleshentë, një 16-vjeçar ka përfunduar në spital. I mituri ka marrë plagë në këmbë dhe ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve.
Vizion Plus mëson se 16 vjeçari ka qënë duke shëtitur qenin dhe aty ka ndodhur një zënkë. I dëmtuari ka marr mjekimin dhe është larguar, pasi nuk është futur në sallë operacioni, por në katin e parë të urgjencës së spitalit.
I pyetur nga policia, ai nuk ka folur, teksa është shprehur se nuk e ka parë kush ishte.
“Rreth orës 20:00, në lagjen “8 Shkurti”, Fier, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit është dëmtuar në këmbë me mjet prerës një shtetas 16 vjeç, i cili ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve.
Eshtë ngritur grupi hetimor i cili po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, thuhet në njoftim. /vizionplus.tv





