E diel, 4 Tetor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Shënohet një viktimë në vend, ja sa raste të reja me COVID u zbuluan sot

Një person i infektuar me COVID ka ndërruar jetë nga COVID, ndërsa janë zbuluar 8 raste të reja, nga 3,375 testime të kryera. Betejën me virusin nuk arriti ta fitojë një 73-vjeçar nga Tirana.

 

Reklamë

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në Tiranë, Kuçovë, Shkodër, Durrës, Lezhë dhe Has.

 

Aktualisht janë 136 raste aktive në vend. Prej tyre, po marrin trajtim spitalor 19 pacientë, nga të cilët 5 ndodhen në terapi intensive.

 

Ndërkohë, janë shëruar 14 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,879 që nga fillimi i epidemisë.

 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

 

Shkodër       43

Tiranë          37

Berat             17

Durrës          11

Lezhë           7

Elbasan        6

Gjirokastër    6

Korçë           3

Dibër             3

Fier                2

Kukës           1

Vazhdo të lexosh

Reklamë