E premte, 13 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Shembje në unazën e Burrelit, dëmtohet rëndë rruga e re e ndërtuar një vit më parë

Shembet unaza e poshtme e qytetit të Burrelit, projekt ende pa u marrë në dorëzim nga ARRSH.

Rruga ka pësuar 4 shembje, ky dy prej tyre kanë dëmtuar gjithë trupin e karrexhatës.

Më problematike paraqitet në anën perëndimore të saj ku në dy segmente e gjithë traseja është dëmtuar rëndë duke bërë që në të mos kalojë asnjë lloj automjeti.

Pjesa më e madhe e banorëve e kanë të pamundur të shkojnë me automjete në banesat e tyre, ndërkohë që shembja e rrugës e cila vazhdon, ka vënë në rrezik edhe banesat.

Reklamë

Rikonstruksioni total i unazës së poshtme të qytetit të Burrelit është financim i Autoritetit Rrugor Shqiptar me vlerë 128 milion lekë  i nisur një vit më parë.

Aktualisht ky objekt mbetet i pakolauduar dhe i pa marrë në dorëzim, çka pritet të kërkojë tjetër financim nga autoritetet për të riparuar dëmtimet./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë