Subscribe

Shembet kisha e Shën Marisë në fshatin Barmash të Kolonjës.

 

Edhe pse monument kulture i kategorisë së parë, siç shihet një pjesë e madhe e mureve janë rrëzuar. Degradimi ka ardhur për shkak të mosmirëmbajtjes ndërsa rikthimi i këtij objekti kulti në gjendjen e mëparshme është i pamundur.

 

GJERGJI KOKI
DREJTOR I DRMK KORÇE
Në fakt kemi bërë një inspektim javën e kaluar. Kisha është në gjendje kolapsi. Ka rënë dhe një pjesë e portikut hyrës të kishës, çka e rrezikon akoma më shumë gjendjen e saj për të ardhmen. Së bashku me kryebashkiakun, kemi marrë angazhimin për një ndërhyrje konservuese. Për të mos degraduar më shumë situata. Kemi marrë kontakte me disa bizneset.

 

Punimet, sipas drejtorit të trashëgimisë Gjergji Koki, pritet të fillojnë në muajt në vijim dhe synojnë të ruajnë të paktën afresket.

 

Punën ta kryejmë deri në verën e këtij viti, ku do të nisim ndërhyrjen. Pasi në zonën e Kolonjës prej 30 vitesh nuk ka ndërhyrje. Afresket janë shembur prej vitesh, por 40% e afreskeve janë ruajtur.

 

Kisha e Shën Marisë në Barmash i përket fundit të shekullit të 16, kohë kur kemi dhe lulëzimin ekonomik të shumë krahinave të njohura të juglindjes së vendit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *