Shehu: S’ka zgjedhje në 30 qershor, do bëhen dy palë në vjeshtë

Tritan Shehu është I bindur se zgjedhje lokale me 30 qershor nuk do të ketë. Këtë qëndrim ish ministri dhe deputeti i PD e mbajti në panelin e emisionit “Real Story” në Vizion Plus. Ai shtoj se zgjidhja sipas tij do të ishte bashkimi I zgjedhjeve lokale dhe të përgjithshme në vjeshte.
Nuk ka zgjedhje ne 30 Qershor. Opsioni me i mundshem, sipas meje eshte shtyrja e zgjedhjeve lokale dhe zhvillimi i tyre bashke me zgjedhjet politike ne vjeshte.
Shehu pohoi se PD nuk kërkon largimin e Ramës nga PS, por opozita sipas tij e ka kusht qeverine tranzitore për organizimin e zgjedhjeve në vend pasi me Ramën nuk mund të ketë zgjedhje të lira.
Nuk kerkojme qe te iki Edi Rama nga drejtimi i PS, por ai nuk mund ta coje vendin ne zgjedhje. Prandaj duhet nje qeveri tranzitore pa Edi Ramen. Nuk ka asnje ndryshim ne qendrimin e opozites, madje situata eshte perkeqesuar, pasi sa me shume kohe kalon, aq me e rende eshte situata. Qellimi final i gjithe kesaj levizje eshte marrja pjese ne zgjedhje, por te garantohet nje proces zgjedhor i lire dhe i ndershem.
Nderkohe ish deputetja e LSI, Klajda Gjosha tha se opozita e ka bere lajmin e vet me djegien e mandateve.
Opozita e ka bere lajmin kryesor me djegien e mandateve. Eshte nje nga ato akte qe e ka goditur sado pak edhe Qeverine. Nese ky akt do prodhoje zgjedhje te lira, ja ka dal qellimit. Mbledhjet e PD dhe LSI kane prodhuar disa lajme. Kryetaret jane mandatuar per te negociuar dhe per te krijuar nje koalicion te madh te opozites




