E diel, 4 Tetor 2026 Film TV deri në 05:35 Në vijim ora 05:35: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Shehu: PPP dështim, Rama asnjë fjalë për shëndetësinë falas

Deputeti i PD, Tritan Shehu akuzoi kryeministrin Edi Rama se nuk ka thënë asnjë fjalë për politikat financuese dhe zhvilluese të sistemit shëndetësor.

 

Reklamë

Në një postim të gjatë në “Facebook”, deputeti Shehu duke u ndalur tek vizita e kryeministrit Rama në spitalin e Fierit, deklaroi se qeveria nuk po thotë asnjë fjalë për dështimin e koncesioneve në shëndetësi.

 

Sipas deputetit demokrat, kirurëgëve dhe kryeinfermiereve u është kërkuar që për një numër procedurash kirurgjikale të përdorin përsëri instrumentat e vjetër dhe jo ato nga koncesionari i sterilizimit.

 

“Kryeminstri dje ne spitalin e Fierit, nuk tha asgje per faktin qe PPP e sterilizimit dhe e materialeve konsumit po ben kolaps. Ai me syzat e tij 3 D, kete here konstatoi vetem se dyert jane te vogla, i vetmi konkluzion e direktive kryeministeriale kjo. Asnje fjale nuk tha per politikat shendetesore financuese e zhvilluese te sistemit, te domosdoshme keto per shendetesine tone ne varferi afrikane, me mjeke si “specie ne zhdukje” dhe e fundit ne Europe per kujdesin ndaj te pacientit. Asnje fjale per deshtimin e PPP se sterilizimit e materialeve te konsumit. Kirurgeve e kryeinfermiereve te sallave u eshte kerkuar qe per nje numer procedurash kirurgjikale te perdorin perseri instrumentat e vjeter dhe jo ato nga koncesionari i sterilizimit, se po ”tejkalohet kostoja”, megjithese atij i paguhen shuma gjigande, reth 13 M $ ne vit, duke konfirmuar keshtu akuzat tona per abuzim dhe jo rentabilitet ne kete PPP?!”

 

Deputeti demokrat deklaroi gjithashtu se spitali i Fierit është në kushte mjerane por kryeministri nuk foli asnjë fjalë në lidhje me këtë çështje.

 

“Po keshtu asnje fjale per faktin se spitali i Fierit eshte pa neurolog, me nje radiolog, me salla operacioni ne kushte…etj, etj. Askush nuk permendi aty se dhe per te riparuar banjat e gjinekologjise mjeket paguan nga 250000 leke te vjetra secilit?! Pra asnje fjale per shume e shume te tilla probleme te thella lokale e kombetare, qe lidhen me abuzivizmin, mungesen e vizionit, strategjise, vullnetit per t’i perballuar ato. Asnje fjale per “shendetesine falas”!”

 

 

 

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë