E hënë, 5 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

SHBA: Zyrtarëve të korruptuar e bosëve të paprekshëm të krimit po iu vjen fundi/ VIDEO

SHBA nëpërmjet një postimi në facebook, shoqëruar edhe me video ka ripërsëritur vullnetin e departamentit të shtetit për të ndihmuar Shqipërinë në luftën kundër korrupsionit. Ambasada e SHBA në Tiranë rikonfirmon se lufta kundër korrupsionit është prioritet absolute në vendin tonë.

Ambasada nëpërmjet videos, shpjegon mënyrën sesi do të funksionojë SPAK.

Reklamë

SHBA paralajmeron se SPAK, në momentin e parë që do të jete funksional do të godasë korrupsionin në nivele të larta.

 

Qeveria e Shteteve të Bashkuara është e përkushtuar në luftën kundër korrupsionit dhe respektimin e sundimit të ligjit në mbarë botën. Lufta kundër korrupsionit është prioritet i punës së Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë. Këtë javë, mësoni se si Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion dhe Krim i Organizuar, ose SPAK, do të funksionojë. Me t’u ngritur, do të shënjestrojë korrupsionin e nivelit të lartë. Kjo video tregon se si mbështetja prej 2 milionë dollarësh nga Shtetet e Bashkuara po përdoret për të siguruar që SPAK do të ngrihet dhe do të funksionojë në mënyrë të pavarur. #ShqiperiaLuftonKorrupsionin #NdalKorrupsionit

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë