I dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i bëri thirrje Kuvendit të Malit të Zi që të mos formojë një qeveri të re sipas ndryshimeve të miratuara së fundmi në Ligjin për Presidentin.

 

Në një intervistë Escobar tha se, në mungesë të një Gjykate Kushtetuese plotësisht funksionale, miratimi i një mase të diskutueshme për të kufizuar kompetencat e presidentit, duke injoruar komisionin e Venecias do të minonte institucionet demokratike.

 

“Mali i Zi tani është në një territor të paeksploruar, por unë dua të jem i qartë dhe t’i bëj thirrje Kuvendit që të mos përpiqet të formojë një qeveri të re sipas këtij ligji”

 

Sipas zyrtarit amerikan çdo qeveri e formuar me ndryshimet kushtetuese vë në pikëpyetje legjitimitetin e institucioneve.

 

 

“Takimet e mia këtu treguan se do të ketë pikëpyetje serioze për legjitimitetin brenda Malit të Zi dhe në komunitetin ndërkombëtar nëse do të formohej një qeveri në këto kushte.

 

I dërguari amerikan për Ballkanin, kërkoi që liderët politikë të reflektojnë për situatën. Gabriel Escobar theksoi se pasi Gjykata Kushtetuese të bëhet funksionale, Mali i Zi duhet të mbajë zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *