SHBA iu refuzon vizat 170 zyrtarëve shqiptarë pasi janë të implikuar në korrupsion
Korrupsioni ka penalizuar dhjetera zyrtarë të lartë të administratës shtetërore nga udhëtimi drejt shteteve të bashkuara të amerikes. Zyra e shtypit në ambasadën e SHBA në Tiranë konfirmon se u ka refuzuar vizën 170 nëpunësve të lartë e po ashtu edhe ish zyrtarëve, së bashku me familjet e tyre.
“Që nga revokimi i vizave të disa gjyqtarëve dhe prokurorëve në janar të 2017, ambasada iu ka mohuar vizat më shumë se 170 zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve, bashkë me familjet e tyre. Pozicioni i ambasadës së ShBA kundër korrupsionit mbetet dhe synimit për t’ju mohuar hyrjen në ShBA zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të korruptuar mbetet i pandryshueshëm”
Selia diplomatike vëren se refuzimi i vizave ka arshur për shkak të informacioneve që ka marrë në lidhje me drejtues të lartë të përfshirë në afera dhe abuzime, për të mbështetur përpjekjet antikorrupsion.
Ambasada e SHBA vazhdon të ushtrojë autoritetin e vet të gjerë për të mohuar dhe revokuar vizat bazuar në informacione që tregojnë se një person mund të jetë i papranuar në shtetet e bashkuara dhe do të vazhdojë ta përdorë këtë autoritet për të çuar përpara përpjekjet anti-korrupsion në Shqipëri. Ambasada e ShBA i merr shumë seriozisht pretendimet për korrupsion dhe do të vazhdojë të shqyrtojë vizat dhe aplikimet për vizë të zyrtarëve publik me kontroll shtetase.
Qëndrimi për të mos lejuar zyrtarë e ish zyrtarë të udhëtojnë drejt SHBA-së, lidhet edhe me reformën në drejtësi:
Ambasada e shteteve të bashkuara e ka marrë këtë veprim përpara procesit të pritshëm të vetingut, i cili do të vlerësojë lidhjet e zyrtarëve të caktuar me korrupsion, si dhe në një përgjigje të një rasti që përfshinte abuzim flagrant të një vize zyrtare nga një prokuror i nivelit të lartë dhe bashkëshortja e tij, gjë që çoi në revokimin e vizave të tyre.
Deklarimi zyrtar i ambasadës amerikane vjen në kohën kur pak ditë më parë, kryeministri rama sfidoi ish kryeministrin Berisha në lidhje me udhëtimin drejt SHBA, duke nënkuptuar refuzimin e vizës për të dhe familjen e tij.
Vetëm berisha mohoi akuzën, por nga ana tjetër, ambasada amerikane nuk pranoi të bëjë asnjë koment për këtë cështje.




