Vendi
SHBA, apel qytetarëve: Kujdes gjatë pashkëve

Ilustrim · Vizion Plus
Ambasada e SHBA-ve bëri thirrje për kujdes, për qytetarët amerikanë që ndodhen në Shqipëri. Nepermjet nje njoftimi, Ambasada u ka kërkuar atyre që të bëjnë kujdes, pasi terrorisët mund të sulmojnë me rastin e festave kishat, vende të tjera të adhurimit, qendrat për këmbësorë, arena sportive, sallat e koncerteve, dhe tubimet publike.
Ambasada Amerikane ju tregon qytetareve të saj një udhëzues si të veprojnë nëse do të ketë sulme. Sipas Ambsades, qytetaret duhet të mbajnë një nivel të lartë vigjilence dhe të ndërmarrin hapat e duhura për të rritur sigurinë personale.




