Subscribe

 

Policia e Shteti nisi këtë të mërkurë inspektimin për masat e marra nga bashkitë per rritjen e sigurisë për pushuesit në plazhe. Krerët më të lartë të Policisë së Shtetit ishin në terren ku panë nga afër situatën. Drejtori i Departamentit të Sigurisë Altin Qato, theksoi se vetëm në qarkun e Vlorës për sezonin turistik janë angazhuar 307 forca policie, me biçikleta dhe motoçikleta.

 

“Janë rreth 307 forca policie të angazhuara në qarkun e Vlorës për sezonin turistik. Ndryshe nga viti i kaluar, sivjet kemi përzgjedhur punonjës policie të rinj, me performancë të mirë, duke i angazhuar në patrulla dyshe me biçikleta dhe motoçikleta. Njëkohësisht kemi angazhuar edhe grupet e FNSH-së e “Delta forcë-s”, por duke parë fluksin dhe ngarkesën e madhe, mendojmë që në Vlorë në fundjavë të shtojmë edhe një grup tjetër të FNSH-së”

 

Zv/drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Rebani Jaupi, tha se gjate gushtit angazhimi i uniformave blu do te jete maksimal jo vetëm per sigurinë, por edhe ne drejtim te luftës kundër kultivimit te lendeve narkotike..

 

“Së pari, vijimi më me përkushtim i luftës kundër kultivimit dhe trafikimit të kanabisit. Menjëherë të  fillojë përsëri rikontrolli i imtësishëm i gjithë territorit, i magazinave, ish magazinave e depove, e tuneleve, ish reparteve e banesave të braktisura, më qëllim të dyfishë, edhe për të parandaluar dhe goditur kultivimin e bimëve narkotike , por edhe për të evidentuar e goditur magazinimin e lëndës narkotike që mund të jetë të prodhuar vitin e kaluar. goditja e grupeve kriminale, e elementëve me precedentë kriminalë, e atyre që qarkullojnë me makina të blinduara apo me armë zjarri pa leje. Nga ana juaj të evidentohen të gjithë këta persona, pasuritë e tyre të cilat nuk i justifikojnë, pasi ne po hartojmë një plan masash, dhe me rënien e fluksit të pushuesve, menjëherë do të fillojmë punën për goditjen e kësaj veprimtarie kriminale”.

 

Policia vijon monitorimin e territorit ne te gjithë vendin nga toka dhe ajri.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *