Rajoni
Sërish mbi 100 raste të reja me COVID në Maqedoninë e Veriut, shtohen viktimat

Maqedonia e Veriut ka regjistruar gjatë 24 orëve të fundit 4 viktima dhe 118 raste të konfirmuara pozitivë me koronavirus.
Personat që ndërruan jetë këtë të martë ishin nga Shkupi dhe ishin mes moshës 58 dhe 73 vjeçe.
Reklamë
Autoritetet vendase raportuan se orët e fundit janë shëruar 74 pacientë, duke e çuar në total numrin e të rikuperuarve në 2048.
Në total, Maqedonia e Veriut regjistron deri më tani 5311 të prekur me COVID dhe 251 viktima.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




