
RREZE DRITE
“Sa mund ta dojë gruaja një burrë?”
Seriali me regjisor Emre Kabakushak dhe skenarist Ozgyr Evren Heptyrk flet për historinë e Elifit, e cila duhet të fillojë nga e para, duke shkelur të gjitha rregullat dhe duke dalë nga errësira në dritë. Jeta e Elifit, e cila prej dhjetë vjetësh jetonte në gënjeshtër, kthehet përmbys me një lajm. Gjithçka bëhet më e ndërlikuar kur rruga e së resë së pafuqishme kryqëzohet papritur me biznesmenin e pasur, Fëratin.
Me narrativën e tij emocionuese dhe historinë prekëse, seriali do të shfaqet në Vizion Plus ne fund te muajit shtator.
S’mund ta dish, ndoshta dhurata më e madhe është dhimbja që mendon se s’e duron dot…
“Rreze Drite” do të transmetohet nga e hena ne te premte ne Vizion Plus në orën 17:00. Seriali në të cilën marrin pjesë aktorë të mrekullueshëm vlerësohet nga një numer rekord teleshikuesish.
Cila është tema e “Rreze Drite” Për çfarë bëhet fjalë në serial?
Seriali fokusohet në traumën që ka përjetuar Elifi me vdekjen e të shoqit, që do t’i trondisë të gjithë, pas zbulimit të sekreteve. Pas vdekjes së të shoqit, Elifi mëson se ka një vajzë me emrin Gynesh, të regjistruar në certifikatën familjare. Dialogu i saj me vogëlushen e mbërthen audiencën pas ekranit.
Ndërkohë që lidhja midis Fëratit dhe Elifit ka ngjallur kureshtje tek audienca, pasi në çdo episod zbulohen sekrete të reja.
Cilët janë aktorët e “Rreze Drite”? Cilin personazh luajnë aktorët e lartpërmendur?
Seraj Kaja dhe Berk Oktaj luajnë rolet kryesore. Aktorët e njohur kanë marrë admirimin e audiencës që në puntatën e parë. Emrat e tjerë janë si më poshtë; Tuçe Açëgoz, Esra Dermanxhiollu, Shejma Korkmaz, Gynesh Hajat dhe Azra Aksu…
Kasta e aktoreve:
Elif / Seray Kaya
Elifi, e cila zotëron një kompani organizative, është një grua e sjellshme, e talentuar dhe e respektueshme. Ajo është e martuar me dashuri dhe bën karrierë të suksesshme, të cilën e ka filluar nga hiçi. Jeta perfekte e Elifit shkatërrohet nga një lajm i hidhur. Teksa të gjitha kujtimet e saj janë fshirë dhe duhet t’ia fillojë nga e para, një mrekulli e vogël do të nxjerrë në dritë jetën e saj të errët.
Fërat / Berk Oktay
Fërati është i zgjuar, punëtor, i ndershëm dhe i besueshëm. Ai është kryetar i bordit drejtues të kompanisë “Arkan”, drita e syrit të nënës së tij, Ymranit, si dhe e ardhmja e familjes. Ndërkohë që Fërati e mbron familjen si sytë e ballit, ai mban mbi supe barra aspak të lehta. Jeta e tij do të bëhet më e ndërlikuar pasi njihet me Elifin, por dashuria do t’i japë forcë për t’i kapërcyer të gjitha vështirësitë.
Dila / Tuğçe Açıkgöz
Dila është vajza rebele dhe e padisiplinuar e familjes Ajaz. Frika e saj më e madhe është t’i ngjajë nënës së saj, Ymranit. Vetëm për t’u larguar prej saj ajo i mbath nga shtëpia dhe braktis babain, Xhemilin, dhe të vëllain, Fëratin, që i do aq shumë, dhe nis një aventurë të re. Ajo kthehet së bashku me një enigmë nga e cila është e vështirë të dalësh. Tashmë është gati të prishë kiminë e familjes dhe të rishkruajë rregullat.
Ymran / Esra Dermancıoğlu
Ymrani është një grua autoritare e cila i përket një familjeje me rrënjë të thella dhe që i përmbahet traditave. Familja e saj është gjithë bota për të. Ajo do të bëjë të pamundurën për të mbrojtur fëmijët. Është e vendosur t’i mbrojë ata edhe nga vetja, nëse do të jetë e nevojshme. Dila është sprova më e vështirë e jetës së saj, ndërkohë që Fërati është kryevepra që e ka krijuar vetë… Po sprovat më të vështira vijnë nga njerëzit që s’i presim. Ndërkohë që Ymrani është e zënë me Dilën, s’mund ta shikojë se rreziku i vërtetë do t’i vijë nga Fërati.
Sude / Şeyma Korkmaz
Sude është një grua ambicioze, idealiste, tërheqëse dhe e bukur. Ajo është shoqja e Fëratit nga universiteti. Ka qenë kokë e këmbë e dashuruar me të që kur uleshin bashkë në bankat e universitetit. Ajo e di shumë mirë se kujt i përket. Ajo është nusja e familjes Ajaz, gruaja që Fërati do ta mbajë për krahu. Nëse jo sot, nesër. Ajo do të marrë përsipër çdo rrezik për ta realizuar këtë ëndërr.
Gynesh / Azra Aksu
Nëna e saj ka përjetuar situata dramatike për shkak të gjuhës dhe është mbyllur në vetvete. Aq shumë, saqë refuzoi të fliste. Fatmirësisht, herë pas here bota e saj mbushej me gëzim kur i ati, Hakani, vinte për ta parë. Edhe pse dashuria dhe interesimi i të atit e lidhën Gyneshin me jetën, ende s’thoshte as edhe një fjalë të vetme.
Mehveshi / Güneş Hayat
Prindërit e Mehveshit punonin në familjen e Fëratit. Ata i janë përkushtuar gjithë jetën kësaj familjeje. Mahveshi i ka rritur fëmijët e tyre sikur të ishte mamaja e dytë apo edhe biologjike e tyre. Sa më autoritare dhe e pamëshirshme është Ymrani, aq më zemërmirë është Mahveshi.
Alper / İdeal Beran Kotan
Është shoku më i mirë i Fëratit. Ata kanë qenë bashkë që në universitet. Një djalosh i pashëm, që e njeh mirë punën e tij. Ai s’ka një profil aq të ndritshëm sa Fërati, por është i suksesshëm në punën e tij. Edhe pse janë miq të vjetër, Alperi s’e humb kurrë respektin për Fëratin (në punë). Ai e di se fjala e fundit i takon gjithmonë Fëratit.
Fulja / Gizem Ünsal
Është krahu i djathtë i Elifit. Entuziaste, miqësore, e shqetësuar dhe punëtore. Ajo ishte personi i parë që i besoi dhe e mbështeti Elifin kur themeloi kompaninë. E ka mbështetur gjithmonë me përvojën e saj disavjeçare. Së bashku, ata e sollën biznesin në atë që është sot.
Impakti social
Seriali pati nje fillim shumë te mirë dhe u vendos menjehere ne pozita te forta duke marrë vlerësime shumë të mira në javen e pare te premieres. Me harmonine e fortë te krijuar mes dyshes Berk Oktay dhe Seray Kaya dhe historinë shumë mbresëlënëse, seriali “Rreze Drite” u shndërrua në një produksion qe hyri në zemrat e miliona shikuesve.
Nje klime mjaft pozitive rreth serialit u krijua edhe ne mediat sociale gjate transmetimit te tij ne Turqi, ku shumë ndjekes nuk donin ta besonin faktin qe serialit po i vinte fundi dhe ne rrjetet sociale shume postime shprehnin trishtimin që seriali po shkonte drejt episodit final.
Madje pati edhe nga ata ndjekes, të cilët komentuan: “Është e trishtueshme që ky serial po shkon drejt finales, ndërkohë që ka shumë te tille që duhet të mbylleshin me kohe”.
Nga ana tjetër, shumë ndjekes komentuan duke thënë se “Do të jesh gjithmonë në zemrat tona” dhe se seriali ka lënë gjurmë të paharrueshme.