E hënë, 16 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 2 minuta më parë
Bota

Serbia kundër BE për Navalnyn, nuk nënshkruan deklaratën që bën përgjegjës presidentin rus Vladimir Putin

Serbia nuk e ka mbështetur deklaratën e Bashkimit Europian për vdekjen e liderit opozitar rus, Aleksei Navalny.

Vendet që nuk janë anëtare të BE-së kanë patur afat deri në 28 shkurt për t’iu bashkuar deklaratës të paraqitur nga kryediplomati europian Josep Borrell.

Serbia nuk është shprehur për këtë temë dhe kjo nënkupton që nuk e ka mbështetur atë.

Me deklaratën e unionut për vdekjen e Navalynt nuk është pajtuar as Turqia.

Të gjitha shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor mbështetën deklaratën e bllokut evropian, përmes së cilës presidenti rus, Vladimir Putin, mbahet direkt përgjegjës për vdekjen e kritikut të Kremlinit./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë